Lajme

Kroacia ia kthen me të njëjtën monedhë, shpall non-grata diplomatin serb


Pasi Serbia shpalli “persona non grata” sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Serbi, Hrvoj Shnajder, Kroacia ia ka kthyer me të njëjtën monedhë duke dëbuar diplomatin serb nga Ambasada e Serbisë në Zagreb.

“Kemi vendosur që Petar Novakoviç-in, këshilltarin e Ambasadës serbe në Kroaci, ta shpallim ‘persona non grata’. Nota diplomatike i është dorëzuar ambasadorit dhe në të thuhet se këshilltari duhet të largohet nga territori i Republikës së Kroacisë”, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtmet ë Kroacisë, Gordan Grliç Radman, njoftojnë mediat serbe.

Siç kanë raportuar po të njëjtat media kryediplomati kroat nuk ka dhënë ndonjë arsye se pse MPJ-ja kroate e ka shpallur “non-grata” diplomatin serb.

“Ne vetëm i jemi përgjigjur në mënyrë reciproke vendimit të Serbisë”, ka thënë Radman.

Ndryshe arsyeja e shpalljes non-grata të diplomatit kroat, sipas autoriteteve serbe, erdhi pasi, sipas tyre sekretari i parë i ambasadës kroate në serbi, “ka devijuar nga korniza e normave diplomatike dhe ka shkelur Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike (1961)”.

Serbia dëbon diplomatin kroat, Kroacia: Hap drejt destabilizimit të mëtejshëm

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore