Euro 2024

Kroaci – Shqiperi shumë pranë thyerjes së një rekordi në Euro


(Getty Images)

Kroacia dhe Shqipëria ndanë pikët (2-2) në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B në Kampionatin Evropian.

Ishte një ndeshje dramatike në të cilën mundësitë, por edhe gjuajtjet ishin nga të gjitha anët. Gjithsej janë shënuar 37 goditje në portë, prej të cilave 17 kanë përfunduar në kuadrat. Falë kësaj, “Vatreni” rishkruan historinë e kampionateve evropiane.

Përveçse kjo u bë ndeshja me më shumë gjuajtje në portë në Euro 2024 në Gjermani, është edhe më interesant fakti se vetëm një ndeshje në histori regjistroi më shumë goditje në portë.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në një ndeshje kundër Kroacisë, por në vitin 2004, kur ata u mundën nga Anglia 2-4 në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian në Portugali. Në atë kohë u regjistruan 22 goditje në kuadrat.

Gjithashtu, Kroacia theu një seri të pabesueshme të Spanjës që zgjati që nga finalja e Kampionatit Evropian të vitit 2008. Për 16 vjet, askush nuk kishte më shumë posedim të topit se spanjollët në një ndeshje, dhe më pas erdhën kroatët. Fatkeqësisht kjo nuk u shpërbeu, sepse humbën 3-0.

Rekordi i Klaus Gjasulës

Pasi shënuan golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian, pas vetëm 23 sekondash ndaj Italisë, me Nedim Bajramin, kuqezinjtë kanë arritur një tjetër rekord këtë të mërkurë ndaj Kroacisë.

Goli i Klaus Gjasules, në 94 minuta e 23 sekonda, për ta bërë rezultatin 2-2, është goli më i vonë i realizuar në historinë e Kampionatit Evropian që barazon një ndeshje (duke përjashtuar kohën shtesë).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore