Lajme

Kriminelet e veriut të Kosovës- Kush janë Veselinoviç dhe Radoiçiç?


Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojçiç

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sanksione kundër grupeve të organizuara kriminale, kështu duke përfshirë edhe grupin organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojçiç.

Kush janë Veselinoviç dhe Radoiçiç?

Zvonko Veselinoviç është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme, shkruan medium serb nova.rs.

Për herë të parë ka ndodhur në vitin 2003, në rrugën Rashkë – Kralevë, kur u ndalua me tre persona të tjerë.

Në veturë janë gjetur 3 kilogramë e 190 gramë heroinë, ndërsa vlera e drogës ka arritur në 150 mijë euro, ka raportuar më herët Istinomer.

Në gusht të vitit 2004, Veselinoviç u ndalua me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e Slavisha Maksimoviçit gjersa para fundit të vitit 2005, ai u arrestua në qendër të Mitrovicës Veriore për vjedhje të dyshuar të veturës.

Gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2011, serbët nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak me qëllim që të pengojnë EULEX-in që të transportojë doganierët shqiptarë në ato vendkalime.

Ka pasur disa përplasje me policinë, ndërsa gjatë incidentit ka mbetur i vrarë pjesëtari i Policisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi.

Komandanti i atëhershëm i KFOR-it, Erhard Dreës identifikoi Zvonko Veselinoviç dhe vëllain e tij, Zharkon si organizatorë të incidenteve me barrikadat.

Në dhjetor të vitit 2011, Veselinoviqi u ndalua së bashku me vëllanë e tij në Kopaonik gjersa u ngritën aktakuza edhe kundër Milan Radoiçiçit dhe Dragan Çurçiqit me pretendimin se ata kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32 kamionë (vlera totale rreth 2.8 milionë euro) në pronësi të kompanisë së lizingut “Hypo Alpe – Adria Leasing”. Gjykata e Apelit i shpalli të pafajshëm Veselinoviçin dhe Radoiçiçin, ndërsa Çurçiç u dënua me tre vjet burg.

Në gjyqin për gërmim të paligjshëm të zhavorrit në “Korridori 10” është marrë vendim lirues dhe në këtë procedurë, përveç atyre dyve, ishin akuzuar edhe Ivan Stamenoviç dhe biznesmeni Goran Makragiq.

Sidoqoftë, kjo biografi nuk ndikoi në biznesin e tij. Nga të hyrat e vetëm dy kompanive, pasuria e përbashkët e Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiçit në vitin 2019 ka arritur në 63 milionë euro.

Radoiçiç dhe Veselinoviç janë edhe pronarë të kompanisë “Inkop”, si dhe Granti Pesçar, të cilët shpesh janë të angazhuar në ndërtimin e rrugëve në Serbi.

Foto me vëllain e presidentit serb

Afërsia e Andrej Vuçiçit, vëllait të Presidentit të Serbisë, dhe Zvonko Veselinoviçit, kriminelit serb nga Kosova, është spekuluar prej vitesh dhe këto pretendime për herë të parë janë konfirmuar nga fotot e tyre të përbashkëta të publikuara nga gazetarët e KRIK-ut.

Ata të dy janë fotografuar në restorantin “Salash 137” në Kopaonik në vitin 2015 teksa bisedonin, qeshnin dhe darkonin.

Pas kësaj, BIRN publikoi një “selfie” që Veselinoviç bëri me Andrej Vuçiçin gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014 në agjencinë e reklamave Invictus Media.

Veselinoviç u identifikua nga policia dhe shërbimi i sigurisë BIA si kreu i një grupi të përfshirë në kontrabandën e drogës, armëve dhe naftës, gjelbërimin dhe pastrimin e parave.

Duke komentuar fotot e publikuara, Aleksandër Vuçiç tha se Veselinoviçin asgjë të keqe nuk i ka bërë vëllait të tij, por nuk tregoi se pse po takoheshin.

“Vëllai im mund ta ketë takuar dy ose tre herë. Nuk e ka parë që nga viti 2015. Dhe cili është problemi tani?”, ka pyetur Vuçiç dhe ka shtuar se ka edhe foto me Veselinoviçin.

Lista e bizneseve të kontrolluara nga Veselinoviç në Kosovë dhe Serbi

Inkop DOO Cuprija (Inkop), Civija Komerc, S.Z.T.R. Prizma B.I, Ferari Preduzeee Za Usluge I Promet Polovnim Vozilima SH.A, Betonjerka DOO Aleksinac, Dolly Bell DOO Beograd-Novi Beograd, Novi Pazar-Put D.O.O. Novi Pazar, Zarko Veselinovic B.I., S.T.R. Kristal, Nautikacentar D. O. O, DOO Rad 028 Zvecan, Radule Stevic B.I., P.T.P. Rad, Rad D.O.O, Markom Metal Commerce DOO Zvecan, Metal-Robna Kuca, Sinisa Nedeljkovic B.I., P.T.P. Metal, P.P.Robna Kuca Metal B.I, Farma Izvori B.I, Robna Kuca Metal D.O.O, Sinisa Nedeljkovic I.B, DOO MM Kom Inter Blue Donji Jasenovik, P.P. Babudovac B.I, DOO Babudovac Brnjak, Garac Inzenjering OOD dhe Radovan Radic B.I.

Vrasja e Oliver Ivanoviçit

Radoiçiç dyshonte se ai ishte në krye të grupit kriminal që organizoi dhe kreu vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe hetimi përfshinte kumbarin e tij, Veselinoviç.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e tërhoqi urdhrin. Është interesante se Radoiçiç u bë nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, disa muaj pas vrasjes së Ivanoviçit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore