Krerët opozitarë kosovarë kanë uruar qytetarët e besimit islam festën e Kurban Bajramit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prishtinë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Pas takimit me myftiun Naim Tërnava, Krasniqi ka deklaruar se duhet qenë sa më pranë njëri-tjetrit e të bëhen punë të mira për vendin.
Ai po ashtu ua ka uruar festën e Kurban Bajramit ish-eprorëve të UÇK-së që gjenden të paraburgosur në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Shpresoj e uroj që të marrim shembull të gjithë nga kjo festë, nga shembulli i kësaj feste, i kësaj dite të shënuar, që të jeni sa më pranë njëri-tjetrit e të bëjmë punë të mira për vendin tonë”.
Në anën tjetër kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka theksuar se Kurban Bajrami gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin dhe dhembshurinë njerëzore.
“Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat. Derisa i manifedtojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare”.
Festën e Kurban Bajramit e ka uruar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Në prag të festës së Kurban Bajramit, u përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava si dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që jetojnë!
Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit!”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?