Lajme

Kremlini indinjohet me komentet e Joe Biden për Vladimir Putin


Kremlini ka akuzuar presidentin amerikan, Joe Biden, për përpjekje për t’u dukur si një “kauboj i Hollywood-it” pasi presidenti amerikan e quajti Vladimir Putinin “një bir bushtre të çmendur”.

Biden i bëri komentet në një ngjarje publike për mbledhjen e fondeve të mërkurën në Kaliforni, duke paralajmëruar për kërcënimin e konfliktit bërthamor.

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e quajti atë një përpjekje të dobët për t’u dukur si një “kauboj i Hollywood-it “.

Ai shtoi se një fjalor i tillë “e poshtëron vetë Amerikën”.

Biden po fliste për ndryshimin e klimës kur tha: “Ne kemi një bir bushtre të çmendur si Putini dhe të tjerët dhe ne gjithmonë duhet të shqetësohemi për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima.

Biden i ka quajtur më parë të tjerët “bir bushtre”. Në janar 2022, ai u kap në flagrancë nga një mikrofon, duke përdorur të njëjtin term abuzimi për një reporter të Shtëpisë së Bardhë të Fox News.

Duke folur me donatorët në një shtëpi private në San Francisco të mërkurën, si pjesë e një lëvizjeje tre-ditore nëpër Kaliforni për të mbledhur para për fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2024, Biden tha gjithashtu se ishte i habitur nga komentet e fundit të bëra nga sfiduesi i tij i mundshëm republikan.

Trump e krahasoi vdekjen e dyshimtë në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, me problemet e tij ligjore në SHBA.

Trump u gjobit me 350 milionë dollarë, pasi një gjykatës i New York-ut zbuloi se ai gënjeu për vite me radhë për pasurinë e tij në pasqyrat financiare në kompanitë e tij. Trump tha se vendimi ishte një formë e “komunizmit apo fashizmit”.

“Disa nga gjërat që ky njeri ka thënë, si ai është duke e krahasuar veten me Navalny dhe duke thënë se – për shkak se vendi ynë është bërë një vend komunist, ai u persekutua, ashtu si u persekutua Navalny. Nuk e di nga vjen kjo”, tha Biden.

Biden ka një tendencë për të dalë jashtë skenarit gjatë mbledhjeve të fondeve zgjedhore dhe në muajt e fundit ka bërë vërejtje me sa duket të paplanifikuara për presidentin kinez, Partinë Republikane dhe aleatin e SHBA-ve, Izraelin për bombardimin e Rripit të Gazës.

Sulmet verbale të Bidenit kundër Putinit janë intensifikuar gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë dhe gjatë fushatës. Javën e kaluar, presidenti amerikan fajësoi Putinin dhe “banditët e tij” për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny.

“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, por nuk ka dyshim se vdekja e Nalvany ishte pasojë e diçkaje që bënë Putin dhe banditë e tij,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë pasi zyrtarët rusë të burgut njoftuan se Navalny kishte vdekur.

Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Navalny dhe tha se pretendimet perëndimore se Putin ishte përgjegjës janë të papranueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore