Lajme

Krasniqi takohet me Mandl: PDK do të jetë nxitëse e reformave për zgjedhjet në Kosovë


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur të enjten në takim eurodeputetin austriak Lukas Mandl, nga i cili ka pranuar raportin për monitorimin e zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi ka siguruar Mandl se PDK do të kontribuojë për të shtyrë përpara implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i monitorimit të zgjedhjeve.

“Gjatë këtij takimi, e sigurova z. Mandl se PDK, si liderë e opozitës, do të japë kontributin e saj për të shtyrë përpara implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i monitorimit të zgjedhjeve nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian”.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Krasniqi theksoi se ka shprehur falënderime ndaj Mandl.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl.

“Mandl si kryevëzhgues, bashkë me ekipin tij, i falënderova për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës zgjedhore në vendin tonë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, sipas tij Kosova vazhdon të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve.

Vëzhguesit evropianë kanë prezantuar raportin final për zgjedhjet lokal 2021.

Shefi i këtij misioni të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, gjatë prezantimit të raportit u shpreh se procesi zgjedhor është vlerësuar pozitiv.

Megjithatë, ai propozoi 23 rekomandime për zgjedhjet e ardhshme, duke i theksuar disa prej tyre si më të rëndësishme.

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë.

“Sa i përket financimit të partive dhe fushatave. Ne rekomandojmë të sigurohet një mekanizëm i pavarur për fushatat. Së dyti sa i përket regjistruesve për votim jashtë vendit ne rekomandojmë që të regjistrohen votuesit nga jashtë vendi. BE rekomandon që të zgjidhen me kohë të gjithë anëtaret e bordit të KPM-së”.

“Sa i përket fushatave online rekomandojmë të rregullohem me ligj. Sa i përket ankesave dhe parashtresave, rekomandojmë që të ketë dispozitë për kontestimin e rezultateve përfundimtarë dhe të qartësohen. Fletëvotimet e pavlefshme rekomandojmë të ridizajnohen në mënyrë që votuesit ti kuptojnë më lehtë”, u shpreh Mandl.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore