Kosova

Krasniqi: Në fund të qershorit do të miratohet strategjia kombëtare për qentë endacakë


Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se do të miratojnë strategjinë kombëtare për trajtimin e çështjes së qenve endacak.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë pasi është pyetur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, se kur do të gjendet një zgjidhje konkrete për këtë problem.

“Ky është një nga shqetësime kryesore ditëve të fundit. Ne si ministri kemi nxjerrë një vendim më 16 shkurt që të formohet një grup punues për hartimin e një strategjie kombëtare. Në fund të qershorit do ta kemi të miratuar në Qeverinë e Kosovës strategjinë kombëtare për qentë endacakë”, ka thënë Krasniqi para deputetëve.

Ilustrim: Qentë endacak

Ndërsa, kishte thënë se Qeveria do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qenë endacakë në rrugë.

Ndryshe, më 18 shkurt të këtij viti, kryetari i Komunës, Përparim Rama miratoi vendimin për formimin e grupit punues për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë.

Ndërsa, projekti për pikat ushqyese është nisur fillimisht nga qeverisja e Shpend Ahmetit, në fillim të vitit 2021.

Komuna e Prishtinës në fund të vitit 2020 ka nënshkruar kontratë me vlerë mbi 100 mijë eurove për ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacak në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore