Shqipëria

KQZ e gjobiti me 100 mijë lekë – KAS rrëzon ankimimin e kryebashkiakes së Durrësit


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankimimin e kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, për vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për përdorimin e ambienteve të shkollës publike “Armath” për takim elektoral.

KQZ gjobiti me 100 mijë lekë Sakon pas kallëzimit që ka bërë Qëndresa Qytetare, për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Sako shkeli kodin zgjedhor, neni 91 “Përdorimi i aseteve publike”, duke përdorur ambientet e shkollës për të organizuar takim elektoral.

Gjithashtu, njëherazi me të, me 5 mijë lekë gjobë u gjobit edhe drejtori i shkollës Armath, Vlash Doda.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore