Lajme

Kosovë: Të martën mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë


Ilustrim: Testi i Arritshmërisë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të martën e 13 qershorit do të organizoj pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë, të cilit do t’i nënshtrohen mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në 176 qendra të testimit.

Ndërsa, të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1 mijë e 600 administrues.

Sipas njoftimit të ministrisë, në pjesën e dytë, nxënësit do t’iu nënshtrohen pyetjeve nga Matematika, Informatika, Shkencat Natyrore, Fizika dhe Kimia.

“Ndërsa, sa i përket pjesës së parë të testimit, e cila është mbajtur më 4 qershor 2022, MAShTI ka nxjerrë një raport në të cilin janë evidentuar problemet që e kanë përcjellë procesin e mbajtjes së testimit, të cilat janë: mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e Qendrave të Testimit dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it.

Gjithashtu, është thënë se MASHT-i ka përgatitur edhe udhëzim për mbajtjen e testit të pjesës së parë.

“MAShTI ka marrë të gjitha informatat nga terreni dhe ka marrë masat adekuate në mënyrë që në pjesën e dytë të testimit të eliminohen të gjitha papërgjegjësitë që janë evidentuar në pjesën e parë”.

Foto nga mbajtja e testit të arritshmërisë nga vitet e kaluara.

Po ashtu, ka njoftuar se bazuar në legjislacionin në fuqi janë ndërmarrë masa ndaj 6 administruesve, kurse nxënësit të cilët kanë

Kurse për nxënësit të cilët kanë përdorur telefonin nuk do t’u lejohet të përsërisin pjesën e parë të testimit, pra atyre do t’u llogariten pikët vetëm nga lëndët në pjesën e dytë të Testit.

MASHT-i, ka kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit që të marrin të gjitha masat e nevojshme.

“MASHTI, gjithashtu kërkon nga DKA-të që në pjesën e dytë të Testit të sigurohen që: administruesit të arrijnë më kohë në Qendrën e Testimit, të kenë me vete Udhëzuesin me rregullat për administrimin e Testit, të respektojnë rregullat e administrimit të Testit sipas udhëzuesve të shpërndarë nga DVSM-MASHTI”.

“Të njoftojnë nxënësit për rregullat që duhet të respektojnë gjatë procesit të testimit, të mos lejojnë nxënësit që të hyjnë me telefon në Qendër të Testimit, të njoftojnë administruesit se do të përjashtohen nga procesi në rast të mos respektimit të përgjegjësive dhe se ndaj tyre do të ndërmerren masa sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, kësaj here testi i arritshmërisë për klasat e nënta është organizuar në dy ditë.

Ndryshimi që ka ky test nga testet e kaluara të këtij niveli është se të përfshira kanë qenë 200 pyetje nga të gjitha lëndët.

Ndryshe, Testi i Maturës, i cili organizohet për nxënësit që përfundojnë klasën e 12-të në dy vitet e fundit në Kosovës është mbajtur vetëm me 100 pyetje.

Provimit të testit të Arritshmërisë, çdo vit i nënshtrohen nxënësit që përfundojnë klasën e 9-të, të arsimit fillor.

Përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për zgjedhjen e studimeve në shkollë të mesme.

Gjithashtu, këtë vit për herë të tretë, Ministria e Arsimit, ka vendosur që Kosova t’i nënshtrohet testit ndërkombëtar për nxënësit, i njohur si PISA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore