Kosova

Kosovë: Të hënën dalin rezultatet e Testit të Arritshmërisë


Nxënësit gjatë mbajtjes se Testit të Arritshmërisë

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë në Kosovë për klasat e nënta pritet të dalin të hënën.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit përmes një njoftimi për media. Sipas MASHTI-it, Testi i Arritshmërisë është realizuar “sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit”, thuhet në njoftim e MASHT.

“Nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa janë lejuar vetëm nga 15 nxënës”.

Para një jave, Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi në intervistë për Albanian Post pati thënë se  “mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar testit të arritshmërisë”.

Testi i Arritshmërisë në Kosovë, është mbajtur në 155 qendra me rreth 2 mijë e 200 klasë, ndërsa të angazhuar janë angazhuar mbi 2 mijë administratorë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore