
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë dukë u trajtuar 111 pacientë të cilët janë me COVID-19.
“111 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 post-Covid-19 janë të shtrirë për trajtim mjekësor në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Përveç këtyre edhe 30 pacientë të tjerë janë, të hospitalizuar e të cilët janë post COVID-19.
Po ashtu, prej tyre 49 pacientë janë në oksigjeno terapi, kurse në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.
Në raportin e ShSKUK-së, vetëm në Klinikën Infektive janë të shtrirë 40 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid.
Ndërsa, sa i përket Klinikave të QKUK-së janë të shtrirë gjithësej 29 pacientë.
Ndërkaq, në spitalet rajonale, si ajo e Gjakovës janë të shtrirë 12 pacientë, në Spitalin e Pejës 8 pacientë, Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 4 pacientë po ashtu, Spitali i Gjilanit, me 6 pacientë.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?