Lajme

Kosovë: Punëtorët shëndetësorë nisin grevën për Ligjin e Pagave


Ilustrim

Turni i parë i punës, këtë të enjte i gjen punëtorët e shëndetësisë në grevë urie.

“Po ka filluar greva”, ka thënë për Albanian Post, Blerim Syla, Kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Ata kanë paralajmëruar se kjo formë proteste do ta nisin nga ora 7:00 e mëngjesit dhe do të zgjasë për 24 orë.

Syla ka treguar se të gjithë punëtoret fizikisht janë në punë, “po jemi të gjithë”, por nuk do të ofrojnë asnjë shërbim.

Arsyeja e këtij veprimi të tyre është siç thonë, injorimi i kërkesave që kanë lidhur me Ligjin për Paga.

Ilustrim

Kjo grevë ishte paralajmëruar një javë më parë, nga 18 nëntori, nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për medie sindikatat kanë kërkuar që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorë të tjerë. Ata kanë kërkuar që ky projektligj të adresohet sa më shpejt n parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti 2022.

“FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhej në komunikatë.

Ndërkaq, më tetë nëntor, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kishte protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, të cilët kishin kërkuar rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik dhe implementimin e tij, nga janari i vitit 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore