Kosova

Kosovë: PSD i organizon “referendum” Kurtit për bashkim me Shqipërinë


PSD

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një mesazhi dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt, ka ftuar atë të marrë pjesë në aktivitetin e kësaj partie i cili ka të bëjë me “organizimin e referendumit ku do të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.

Këtë kreativitet cinik e ka bërë anëtari i PSD-së, Nol Nushi.

Nol Nushi -PSD

Ai ka thënë se kjo kërkesë për Kurtin vjen pasi kreu i qeverisë ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, dhe se fundmi këtë çështje e ka ri-aktualizuar me deklaratat e tij.

“Nesër, në ora 13:00, kabina dhe kutia e votimit do të jenë në sheshin Skënderbeu, pranë zyrave të kryeministrisë, në mënyrë që t’ua bëjmë më të lehtë votimin sepse e kemi parasysh që ju i keni 700 punë”.

“Ju sigurojmë që referendumi është demokratik dhe paqësor. Shihemi në shesh”, thuhet në e-mailin zyrtar dhe në mesazhin privat të Nushit drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ditë më parë kryeministri Kurti ka për një medium të huaj ka thënë se nëse do organizohej një referendum paqësor e demokratik për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore