Përballje

Kosovë: Prizrenasit dalin në vendin e parë, Vëllaznimi i Gjakovës befason me fitore


Java e 22 e superligës së Kosovës në basketboll kishte befasi të mëdha. Vëllaznimi i Gjakovës arriti fitore përball Rahovecit, ndërsa Ponte Prizreni mposhti Golden Eagle Yllin për të dalur në pozitën e parë në superligë.

Pjesa e parë mes Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit ishte e barabartë dhe përfundoi me rezultat 44:41 në favor të prizrenasve.

Por, diferenca u bë në pjesën e dytë të lojës ku prizrenasit arritën një epërsi deri në 16 pikë. Ylli arritën ta ngushtojnë epërsinë deri në 9 pikë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Ndeshja përfundoi me rezultat 92:76 në favor të Ponte Prizrenit të cilët po ashtu morrën edhe pozitën e parë duke kaluar Golden Eagle Yllin.

Ponte Prizreni kishin pesë lojtarë me pikë dyshifrore, më të dalluarit nga ta ishin Urim Zenelaj me 18 pikë e 14 kërcime, Landon Taliaferro me 21 pikë e 6 kërcime, Kwame Vaughn me 23 pikë e 7 kërcime dhe Arti Hajdari me 17 pikë.

Ndërsa te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Erjon Kastrati me 22 pikë e 5 kërcime, Mitchell Ëilbekin me 20 dhe Samir Zekiqi me 17 pikë e 5 kërcime.

Ponte Prizreni ka 15 fitore dhe shtatë humbje dhe i prin rënditjes tabelare.

Kurse, Golden Eagle Ylli ka 14 fitore dhe tetë humbje dhe ndodhet në pozitën numër dy.

Ndërsa, te ndeshja mes Rahovecit dhe Vëllaznimit përfundoi befasishëm. Këta të fundit arritën fitoren me rezultat 74:68.

Vëllaznimi kishin epërsinë që nga fillimi i ndeshjes, dhe arritën ta mbajnë atë deri në fund duke fituar ndeshjen.

Më të mirët të Vëllaznimi ishin Tiwian Kendley me 21 pikë, Emmanuel Emogbo me 15 pikë e 9 kërcime dhe Ty Nichols me 19 pikë.

Kurse te Rahoveci më të dalluarit ishin Ed Daniel me 15 pikë e 11 kërcime dhe Altin Morina me 18 pikë e 6 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore