Kosova

Kosovë: Plagosje me armë zjarri në Kaçanik


Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së martës në fshatin Doganaj të komunës së Kaçanikut.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

“Mund të ju konfirmoj se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Dogana të Kaçankut, tek vendi i quajtur “Udhëkryqi i Flamurit”. Njësitet tona janë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë për rastin dhe motivet. I plagosuri është dërguar në Kaçanik për trajtim mjekësor. Për detaje tjera ju njoftojmë me kohë”, tha Shabani.

Ndërkaq një fëmijë i moshës 11 vjeçare është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte rënë në liqenin akumulues në Mitrovicë.

Sipas policisë, “ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës”.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informacion se në liqenin akumulues në Mitrovicë, një fëmijë i moshës 11 vjeçar, është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqësuar shëndetësore, fëmija me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK”, theksoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për AP.

“Njësi përkatëse policore kanë dalë në vend ngjarje dhe janë duke hetuar rrethanat dhe shkaqet që kanë të bëjnë me rastin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore