Kosova

Kosovë: Pesë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, kanë humbur jetën pesë persona dhe janë regjistruar 411 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 3 mijë e 820 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë  2 mijë e 582 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 6 mijë e 509.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 1 mijë e 275 persona.

Ndërkaq, 812 mijë e 299 persona janë vaksinuar me dozën e dytë, teksa numri i të vaksinuarve me dozat e treta të vaksinës ka arritur 95 mijë e 264.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore