![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/12/languages-COVID-19_used-by-CoE-main-portal.jpg)
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 36 raste të reja me COVID-19, dhe është shënuar një rast i vdekjes.
Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 252 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 41 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 570.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 297 persona.
Ndërkaq, 903 mijë e 942 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 655.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mexhiti: Po punojmë çdo ditë që ish ushtari i UÇK-së të lirohet
-
LDK-ja pranon ftesën e Osmanit për diskutimin e datës së zgjedhjeve
-
Elshani për garën e kërcimit në Ujman: Për ne është detyrë, dikush mund ta shoh si provokim
-
KFOR: Kemi patrullime të rregullta në kufirin me Serbinë për siguri dhe stabilitet