Lajme

Kosovë: Një i mitur dhunon një vajzë të mitur


Rastet e dhunimit të personave të mitur në Kosovë, të cilat arrijnë të raportohen te organet e rendit, janë inceste ose rrëfime se si një person i moshës madhore ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Por, që kjo vepër penale të kryhet nga po një i mitur, është raportuar shumë rrallë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar se një grua ka lajmëruar organet e rendit se i është dhunuar vajza e saj e mitur nga person i mitur.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Po në këtë raport, janë paraqitur edhe tri raste të dhunës në familje.

Në Prishtinë, një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

“I dyshuari është intervistuar me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje , Rasti në procedurë hetimore”.

Edhe në Pejë, një person është arrestuar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Shtime, një person është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nipin e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje , rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore