Lajme

Kosovë: Nga e hëna vaksinimi antiCOVID dhe kundër gripit sezonal bëhet në Emshir


Vaksinimi në sallën “1 tetori” në Prishtinë.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, ka bërë të ditur se nga e hëna vaksinimi antiCOVID dhe kundër gripit sezonal do të bëhet në lagjen “Emshir”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir nga ora 07:00 deri në ora 20:00, çdo ditë të javës.

“Vaksinimi kundër Covid-19 dhe gripit sezonal nga dita e Hënë me datë 20.12.2021”.

“Do të realizohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër 7 në Emshir. Orari i punës do të jetë nga ora 07-20, e hënë – e diel”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Vaksinimi në qendrën e vaksinimit në Emshir.

Më 15 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja kanë dalur pas testimit të një mijë e 958 mostrave.

Autoritetet kanë njoftuar në 24 orët paraprake janë shëruar 11 persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 314.

Vaksinimi në qendrën e vaksinimit në Emshir.

Sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, në 24 orët paraprake janë dhënë 2 mijë e 413 doza të vaksinës.

Deri më tani në Kosovë, 774 mijë e 547 persona kanë marrë dy doza të vazksinës, ndërkaq 875 mijë e 615 të tjerë janë imunizuar me një dozë.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët prej 12 vjeç e lartë. Në Kosovë administrohen dy lloje të vaksinave, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina e Pfizer/BioNTech.

Vaksinimi në qendrën e vaksinimit në Emshir.

Që prej 9 dhjetorit ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër Coronavirusit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore