Kosovë: MD përfundon draftin e parë të Projektligjit për Konfiskim të Pasurisë në mënyrë të kundërligjshme

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se kanë përfunduar draftin e parë të Projektligjit për Konfiskim të Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Pajustifikueshme.
“Pas disa muajsh pune me plot përkushtim e seriozitet, me diskutime të gjera e analiza të gjata, sot e përfunduam draftin e parë të Projektligjit për Konfiskim të Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Pajustifikueshme. Këtë të cilët me përvojën e dijen e tyre perëndimore, sipas nevojës do ta plotësojnë e harmonizojnë atë me praktikat dhe standardet më të mira evropiane”, ka shkruar Sallahu.
Pas shqyrtimit nga ekspertët, këtij Projektligji do t’i japim dritën e gjelbër në grupin e gjerë punues, duke i iniciuar procedurat për t’ia dërguar Qeverisë dhe më pas Kuvendit”.
Sipas Sallahut, ky do të jetë ndër ligjet më të rëndësishme të agjendës së tyre legjislative, duke shtuar se shteti e qytetarët tanë kanë lënguar nga mungesa e drejtësisë.
Në këtë dokument parmendën pesë fazat e procesit të konfiskimit ashtu siç janë të përcaktuara në Dokumentin e Punës të Komisionit Evropian të vitit 2012.
Fillimisht synohet identifikimi përmes hetimeve financiare që ndihmojnë në përcaktimin e pasurive që potencialisht kanë origjinë të paligjshme.
Ruajta dhe ngrirja apo sekuestrimi i pasurisë përmes kërkesës, mjeteve juridike dhe një urdhri gjyqësor.
Më pas konfiskimi përfundimtar përmes një vendim gjyqësor.
Pika e katërt është përmbarimi – zbatimi i urdhrit proceduar për kalimin e pasurisë ligjërisht tek autoritetet.
Dhe pika e fundit është rishpërndarja, kush dhe si administrojnë pasurinë, rastet kur mbahet pasuria e kur duhet shitur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
Drejtori i RTK-së aktivist i Vetëvendosjes – kryetari i Bordit që e zgjodhi thotë që “nuk më bën përshtypje”