Lajme

Kosovë: Mbi 130 mijë të vaksinuar, bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19


Vaksinimi i qytetarëve në sallën "1 Tetori", në Prishtinë

Në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, është duke vazhduar vaksnimi i qytetarëve kundër COVID-19. Që nga fillimi i procesit të vaksnimit në Kosovë janë vaksinuar 138 mijë persona.

Koordinatori i kësaj qendre të vaksinimit, Niman Bardhi, në një konferencë për media ka thënë se gjatë të hënës në këtë qendër janë vaksinuar mbi 250 persona, kurse në nivel vendi tre mijë e 500 persona.

“Aktualisht 250 persona e kanë marrë vaksinën në sallën ‘1 Tetori’, kurse mbi tre mijë e 500 vaksina janë dhënë në nivel vendi, ndërsa nga fillimi atë e kanë marrë mbi 138 mijë persona”, është shprehur Bardhi.

Duke sqaruar mënyrën e aplkimit, Bardhi ka theksuar se “shumica e qytetarëve po tentojnë të vijnë vetëm sipas mënyrës së aplikimit dhe kjo neve po na paraqet mbingarkesë”.

“Mënyra e aplikimit bëhet në E- Kosova. Lus qytetarët pa dallim të aplikojnë në E Kosova. Nëse i referohemi të sëmurëve kronik duhet të dëshmojnë mbi problemet që kanë dhe kategorinë e tretë e kemi pjesëtarët e FSK, Policinë dhe mësimdhënësit. Sipas planit të veprimit procesi do të zbatohet gjatë gjithë javës me 13 orë pune”, shtoi ai.

Ndërkohë, numri i pacientëve të shtrirë në spitalet e përgjithshme të Kosovës, po vazhdon të bie.

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë duke u trajtuar 63 pacientë.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, nga 63 pacientë të infektuar me COVID-19, “22 janë të konfirmuar pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi , kurse tre janë në gjendje të rënduar shëndetësore”.

Ndërkaq, në QKUK janë të shtrirë 44  pacientë, 11 raste janë të konfirmuar me COVID-19, 40 me oksigjeno-terapi dhe një pacient është në gjendje të rëndë.

Në klinikën Infektive, “janë duke u trajtuar 11 pacientë, një në gjendje të rëndë, kurse në klinikën e Pulmologjisë, 34 pacientë”.

Sipas SHSKUK-së, “në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 19 pacientë, ku dy prej tyre janë në gjendje të rënduar, 11 rastë janë të konfirmuar pozitivë dhe 11 me oksigjeno-terapi”.

Spitali i prizrenit, i Pejës dhe Mitrovicës, kanë numrin e barabartë të të hospitalizuarve me COVID-19.

“Në spitali e Prizrenit, janë duke u trajtuar katër pacientë, spitali i Gjakovës, dy pacientë, spitali i Pejës, katër pacientë, spitali i Gjilanit, sy pacientë, spitali i Ferizajt, asnjë pacientë, spitali i Mitrovicës, katër pacientë dhe spitali i Vushtrrisë, tre pacientë”, vijon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore