Të premten e 15 tetorit është afati i fundit që të arrijnë fletëvotimet nga diaspora, deri tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime nga diaspora është 4 mijë e 590.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Numri i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat janë tërhequr nga shërbimi votues i KQZ-së, deri më 13 tetor, është 4 mijë e 590”, ka deklaruar Elezi.
Periudha e votimit përmes postës ka filluar më 15 shtator dhe zyrtarisht përfundon me 15 tetor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përpiluar listën e votuesve jashtë Kosovës, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm për votim jashtë Kosovës.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 15 mijë e 532 votues.
Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës kishte filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021.
Ndërsa, më 13 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për 48 orë, në periudhën kur do të votohet për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Në mbledhjen e KQZ-së është bërë e ditur se janë 3 mijë e 292 votues me nevoja të veçanta.
Është finalizuar edhe numri dhe përbërja e ekipeve mobile ku është bërë e ditur se do të jenë 194 ekipe mobile, 109 për personat me nevoja të veçantë dhe 87 për personat e infektuar me COVID-19.
Zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor (të dielën), kanë filluar fushatën zgjedhore më 16 shtator e cila do të zgjasë deri më 15 tetor.
Për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre, 32 parti, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4 mijë e 920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4 mijë e 757 për kuvende komunale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi