Kosova

Kosovë: Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit


Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në tri qytetet e Kosovës.

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, një person është arrestuar pasi ka sulmuar babin e tij dhe motrën duke ju shkaktuar lëndime trupove.

“Të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia njofton se rasti tjetër në Prishtinë ka ndodhur në ora 21:45 të mbrëmjes ku një person është arrestuar , pasi njëjti kishte tentuar ta sulmoj viktimën femër kosovare ndërsa  viktima ndihet e rrezikuar dhe kërkuar urdhër mbrojte.

“I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullte. Ndërsa është  njoftuar zyrtari kujdestar nga QPS-ja dhe njësia për mbrojtjen e viktimave”.

Edhe një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Lipjanit ku një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar babain e tij dhe ka demoluar shtëpinë.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Një grua nga qyteti i Drenasit ka raportuar në Policinë e Kosovës se është goditur fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Në qytetin e Drenasit një person është arrestuar pasi ka goditur fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore