Përballje

Kosovë: Final 8 nuk dëshpëron për ditën e dytë radhazi


Turneu i “Final 8” solli emocione përsëri me derbin mes Sigal Prishtinës e KB Pejës dhe Ponte Prizrenit me Vëllaznimin.

Derbi mes KB Pejës dhe Sigal Prishtinës ishte një dramë e jashtëzakonshme në botën e basketbollit kosovar.

Dueli mes këtyre dyjave u mbyll me diferencë minimale prej dy pikëve. Prishtinasit triumfuan me rezultat 90-88.

Kjo ndeshje nuk kishte dominim të njërës nga ekipet, në të gjitha çerekët kishte një rezultat të ngushtë mes dy skuadrave e cila përfundoi me fitoren e prishtinasve.

Më të dalluarit ne ekipin e Pejës ishin Dardan Berisha me një performancë fantastike prej 31 pikëve të shoqëruara me 9 tre pikësha, 8 kërcime e 12 asistime dhe Marko Perovic me 25 pikë dhe 9 kërcime.

Kurse më të dalluarit në ekipin e Sigal Prishtinës ishin Nigel Jonson me 33 pikë, 7 kërcime e 8 asistime dhe Tevin Mack me 26 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime.

Drama nuk mungoj as në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit.

Pas 40 minutave lojë, kjo ndeshje nuk mbaroi, këtyre dy ekipeve i duhej edhe koha shtesë për të shpallur gjysëm finalistin e rradhes. Me vështirësi, në fund triumfuan prizrenasit me rezultat 109-106

Në ekipin e Ponte Prizrenit ishin gjashtë lojtarë me pikë dyshifrore, ndër ta më të dalluarit ishin Arti Hajdari me 31 pikë, Jeremiah Paige me 23 pikë e 6 kërcime dhe Divine Miracl Myles me 20 pikë dhe 5 asistime.

Kurse në ekipin e Vëllaznimit ishin 5 lojtarë me pikë dyshifrore dhe më të dalluarit ishin Andi Shehu me 31 pikë me shtatë trepikësha të shënuar e 6 kërcime dhe Emmanuel Emogbo i cili dominoi me 25 pikë, 16 kërcime dhe nëntë asistime.

Në gjysmëfinale do të perballen fituesit e katër shkurtit, Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtinën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore