Kosova

Kosovë: Bllokohen disa rrugë për tri ditë


Polica e Kosovës.

Polica e Kosovës, ka bërë të ditur se për tri ditë radhazi do të jenë të bllokuara disa rrugë përkohësisht, kjo për arsyeje të vizitave të personaliteteve nga vende të ndryshme për disa ditë në Kosovë.

Të premten, do të qëndrojnë disa rrugë të bllokuara për shkak të presidentit të Maltës George Vella, i cili do të jetë në vizitë disa ditore.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore, kryesisht në kryeqytet ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Edhe në lokacione të tjera jashtë Prishtinë ku parashihen aktivitetet do të angazhohen policët.

Policia e Kosovës.

 

Presidentja organizon edhe Forumin e grave për paqe dhe siguri nga siguri nga 21 deri më 23 tetor, për këtë arsyeje parashihen planifikime operacionale nga policia.

“Përgjatë këtyre dy-tri ditëve, mund të ketë qarkullim më të intensifikuar të pjesëmarrësve dhe automjeteve në lokacione të caktuara dhe njoftojmë opinionin se mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve, prandaj për të mundësuar qarkullim dhe riorientim në trafik do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante”, thuhet në njoftim.

Ndryshe për herë të parë në Kosovë mbahet Forumi i grave për paqe dhe siguri.

Më 21 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me zyrtaren e lartë të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Çështje Globale të Grave (S/GËI), Katrina Fotovat me të cilën ka diskutuar për Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani në takim me zyrtaren e lartë amerikane, diskutojnë për përfshirjen e grave në proceset e paqes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore