
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të enjten ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve serbë me inicialet I.R dhe D.D, për veprën penale të dhunimit seksual, gjatë luftës në Kosovë.
“Si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kanë kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”, thuhet në njoftim për medi të Prokurorisë Speciale.
Sipas prokurorisë të akuzuarit kanë kryer veprën penale ‘’krimet e luftës kundër popullsisë civile”.
Prokuroria Speciale, siç thuhet në njoftim, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbahet gjykimi në mungesë, pasi që “janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për t’i gjetur ata”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Me Petkoviçin biseduam për draft-statutin propozuar nga BE-ja për Asociacionin
-
Ekipi i Navalny thotë se ai ‘është zhdukur’ në sistemin e burgjeve të Rusisë
-
Berisha thotë se Bashën e mbështetën demokratët vetëm prej tij
-
Tusk votëbesohet si kryeministër i ri i Polonisë: Do të largojmë errësirën dhe do ta rregullojmë vendin
Lajmet kryesore
-
Korrupsioni në Shqipëri: Le të frikësohen bizneset politike
-
“Albin Kurti po na diskriminon për inat” – Kurti la Skenderajn pa asnjë cent e Suharekën me veç 100 mijë euro
-
Basha flet në 33-vjetorin e PD: Askush nuk do të mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike, PD është e Shqipërisë
-
Vdes Andrew Strong, një nga avokatët e Kadri Veselit në Hagë