Lajme

Kosovë: 6 persona të infektuar me COVID-19


Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar 6 raste pozitive nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 131 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 241 persona. Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është vaksinuar asnjë person.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore