Të dhënat e anketës vënë në pah një shpërputhje në mes të pëlqyeshmërisë për punën e institucioneve të Kosovës dhe për drejtimin politik dhe ekonomik të vendit nga po këto institucione.
Kënaqshmëria me punën e kryeministrit, në anketën e nëntorit të vitit 2022, ishte 44.95 për qind ndërsa në prill të këtij viti kënaqshmëria me punën e kryeministrit arrin vlerën prej 51.5 për qind.
Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten Vjosa Osmani ka kapur vlerën 60.3 për qind, krahasuar me 56.8 për qind në nëntor të vitit të kaluar.
Në anën tjetër kënaqshmëria me drejtimin politik nuk ka shënuar rritje, por është ulur.
23.2 për qind e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se janë shumë të kënaqur me drejtimin politik.
Në anketën e vitit të kaluar, e realizuar nga po kjo organizatë 23.6 për qind të qytetarëve ishin shumë të kënaqur me drejtimin politik të vendit.
Numri i atyre që janë shprehur të pakënaqur me drejtimin politik të vendit kap vlerën 45.60 për qind.
Numri i të pakënaqurve me drejtimin ekonomik të vendit është rritur në 57.9 për qind, ndërsa ky numër ishte 44.59 për qind në anketën e realizuar në nëntor të vitit 2022 nga po kjo organizatë.
Edhe numri i atyre që janë shprehur të kënaqur me drejtimin ekonomik që po merr vendi ka shënuar rënie. Në nëntor të vitit 2021 22.33 për qind kanë qenë të kënaqur me drejtimin ekonomik të vendit, derisa në prill 2023 ky numër ka rënë në 17.79 për qind.
Kënaqshmëria me punën e kabinetit ekzekutiv ka arritur në vlerën 45.8 për qind, në krahasim me nëntor të vitit 2022, kur ishte 41 për qind.
Po ashtu, është rritur kënaqëshmëria edhe me punën e Kuvendit të Kosovës.
“Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5 për qin, krahasuar me 39.1 për qind në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3 për qind, krahasuar me 50.8 për qind në nëntor 2022”, thuhet në raport ndër të tjera.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit