Sport

Kosova U-19 kualifikohet në Elite Round të Euro 2024


Kombëtarja U-19 e Kosovës ka arritur të kualifikohet në Elite Round të Euro 2024 që do të zhvillohet në Lituani vitin e ardhshëm.

Dardanët e vegjël arritën të merrnin një barazim 2-2 ndaj Maltës këtë të martë, çfarë rezultoi vendimtar për kalimin e tyre në Elite Round.

Më herët, Kosova U-19 kishte marrë një fitore 4-0 ndaj Ukrainës, lidere e grupit, dhe një barazim 1-1 me Sllovakinë.

Me 5 pikë pas tre ndeshjeve, Kosova siguroi vendin e dytë në Grupin 7 të kualifikueseve dhe shkon tashmë në Elite Round.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka uruar djemtë dardanë për arritjen e tyre nëpërmjet një postimi në mediat sociale.

“Ky pa dyshim është një sukses frymëzues për futbollin e Kosovës dhe dëshmi për të ardhme të ndritur”, shkruan Ademi.

“Uroj secilin futbollist për angazhimin dhe kontributin e dhënë për këtë arritje. Po ashtu, përgëzoj edhe stafin në krye me përzgjedhësin Adil Maliqi për punën e mirë gjatë kësaj periudhe. Suksese dhe fat në Elite Round”, përfundon numri një i fubtollit në Kosovë.

Skuadrat e tjera të kualifikuara për në Elite Round janë: Danimarka, Franca, Norvegjia, Letonia, Skocia, Serbia, Zvicra, Skocia, Zvicra, Gjermania, Maqedonia e Veriut, Spanja, Gjeorgjia, Ukraina, Kosova, Turqia, Lituania, Izraeli, Kroacia, Çekia, Rumania, Holanda, Austria, Mali i Zi, Belgjika dhe Sllovenia.

Në rrugë për një kualifikim të mundshëm janë Bosnja dhe Hercegovina ose Azerbajxhani, si dhe Italia, Suedia ose Litenshtajni.

Shqipëria U-19 i mbyll me turp kualifikueset e Euro 2024

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore