Sport

Kosova U-17 mposht Ishujtë Faroe, arrinë në Elite Round


Kosova U-17 ka arritur një fitore shumë të rëndësishme përabllë Ishujve Faroe.

Dardanët e vegjël fituan me rezultat minimal në ndeshjen përfundimtare të grupit.

Një gol pas një ore lojë ishte i mjaftueshëm që Kosova të arrinte fitoren.

Ishte Arjon Bllaca ai që gjeti golin e fitores për Kosovën.

Me këtë fitore, U-17 arrijnë për herë të parë në Elite Round.

Pas tre ndeshjeve, ata kishin gjashtë pikë, duke përfunduar në vendin e dytë.

Të parët përfunduan Sllovenia me nëntë pikë, kurse Austria e treta me tre pikë.

Elite Round do të startojë gjatë muajit mars të vitit 2022, me Kosovën që duhet të kalojë edhe një fazë për të arritur historinë me pjesëmarrje në Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore