Sport

Kosova radhitet e 11-ta në listën e shteteve me më së shumti medalje në LM Oran 2022


Nga 26 shtetet që po marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, Kosova radhitet në pozitën e 11-të, ndërsa Shqipëria është në vendin e 17-të.

Nga të gjitha eventet e mbajtura në LM Oran 2022, Kosova ka fituar gjashtë medalje, ku tre ishin të arta dhe tre të tjera të bronzta.

Sporti që i dha më së shumti medalje Kosovës, ishte, si gjithmonë Xhudo.

E para që fitoi medalje ishte kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e cila përfundoi turneun me medalje të artë.

Laura Fazliu po ashtu triumfoi me medaljen e artë, dhe së fundmi ishte Loriana Kuka e cila i dha medaljen e gjashtë Kosovës.

Akil Gjakova dhe Flaka Loxha ishin dy xhudistët, që fituan medalje të bronztë në Oran 2022.

Përveç xhudos, këtë herë Kosova pati sukses edhe në Boks, Shpejtim Bajoku arriti të fitojë medaljen e bronztë.

Në anën tjetër, edhe Shqipëria ka pasur sukses të madh, ku kanë fituar dy medalje të arta dhe një të bronztë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore