Shqipëria

Kosova në kushte më të mira për vizat se Shqipëria, thotë Berisha


Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se Kosova ka qenë në kushtet për vizat më mirë se Shqipëria.

Lajmi u bë i ditur nga ish-kryeministri, duke cituar fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”.

“Kosova në kushte…unë si ish-kryeministër i këtij vendi mendoj se Kosova absolutisht ka qenë gjithnjë në kushtet për vizat më mirë se Shqipëria”, theksoi fillimisht Berisha.

Më pas lideri i selisë blu kujton edhe indoktrimin e propagandës serbe në raport më qasjen ndaj Kosovës.

“Unë mbaj mend periudhën kur shkoje nëpër zyra apo institucione dhe flisnin sikur bëhej fjalë për zonën më të inkriminuar të Evropës ishte propaganda serbe”, shtoi kryedemokrati.

Por, situata sipas tij, ishte krej tjetër.

“Shkoje në Kosovë, në të gjitha institucionet dhe gjeje një situatë krejtësisht tjetër me krimin, me vendin”, ravijëzoi Sali Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore