Kosova

Kosova merr masa mbrojtëse ndaj disa kompanive serbe


Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media ka thënë se vendimi për importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia si dhe për blloka është marre në përputhje me Kushtetutën.

“Për importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia dhe për blloka. Të dy vendimet janë marre në përputhje me Kushtetutën, masat antidamping. Masat antidamping në importin e bllokave është marrë ndaj importit të bllokave për kompaninë e përmendur në vendim, kurse për koncentratin ndaj kompanive”, ka thënë Hajdari.

Duke deklaruar se, “Sot është dita e 61 nga fillimi i hetimeve. Në caktimin e lartësisë së masave, jemi kujdesur qe prodhuesit vendorë të mos rrisin çmimin për konsumatorët”.

Ndërsa, ka shtuar se më 24 shtator 2021 kanë dërguar letër në CEFTA për përfaqësimin e vendit pa ndërmjetësimin e UNMIK-ut.

Dokument i vendimit i marrë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Dokument i vendimit i marrë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Zef Dedaj, drejtor i Departamentit të Tregtisë, është shprehur se efekti i kësaj mase do të jetë në uljen e importit nga Serbia.

“Fakti që sot e kemi një mase në 3 centë dhe jo 2 centë bazohet në statistika. Mund të ketë hapësirë edhe për 4, meqë ka hapësirë për ndryshim kemi shkuar në 3. Kjo do të ketë efekt për uljen e importit nga Serbia. Nuk do ta afektojë konsumatorin. Pas 6 muajve nëse ka nevojë për 4 centë do të bëhet. Kjo e cila vazhdohet si e përkohshme për 6 muaj, vazhdohet pastaj për 6 muaj”, ka thënë ai.

Ministrja Hajdari, diskutoi edhe për mundësinë e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

“Ministria po vijon bashkërendimin që përpos dokumentimit te barrierave tregtare të Serbisë te sigurohemi në ngritjen e kapaciteteve institucionale sepse janë edhe shume institucione tjera. Kryeministri ka përmendur doganën, agjencinë e ushqimit dhe të tjera.

Por që, “rrethanat në terren dhe ndjeshmëria e rastit nuk na lejon të japim detaje, puna jonë do të jetë në mbrojtje të ndërmarresisë dhe tregtisë. Nëse ju tregojmë për veprimet tona do t’i dëmtojmë këto veprime”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në konferencë për media

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Aleanca Kosovare e Biznesit është konsiderua që do të eliminojë të gjitha barrierat tregtare që Serbia i ka bërë Kosovës, por që kjo sipas njohësve të fushës ekonomike nuk është duke ndodhur, ndërsa dialogu në Bruksel rinisi në korrik të vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore