Lajme

Kosova inaguron konsullatën në Poloni – premtohet mbështetje për anëtarësimin në KiE


Foto: Albanian Post.

Kosova, të enjten ka inaguruar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Poloni, prej ku ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka thënë se është dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

“Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ajo.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Polonisë, Henryka Mościcka-Dendys, u shpreh e lumtur për hapjen e konsulltës duke thënë se do të shërbejë në forcimin e marrëdhënieve mes Polonisë dhe Kosovës.

E po ashtu premtoi mbështetjen e shtetit të Polonisë për “anëtarësimin e Kosovës në KiE”.

“Krijimi i Misionit të Kosovës paraqet një gurthemel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Polonisë dhe Kosovës”.

9 nëntor të 2022-së, shteti i Polonisë, për herë të parë kishte hapur konsullatë në Kosovë.

Nga Polonia, ishte theksuar se do të vazhdojë t’i mbështesë të gjitha integrimet evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të jap kontributin e saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Nga Franca dhe Gjermania është vendosur një parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), të cilët kanë kërkuar që draftstatuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit në Këshillin e Evropës (KiE).

Por, që nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kjo kërkesë është vlerësuar si “absurde”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore