Kosova

Kosova emocionalisht në Katar – Liderët vlerësojnë lartë Xhakën e Shaqirin


Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Zvicra për mijëra shqiptarë të Kosovës është atdheu i dytë, prandaj nuk habitë fakti se liderët politikë i gëzohen fitores së kombëtares së Zvicrës.

Një arsye shtesë, patjetër se është edhe realiteti se për kombëtaren helvetike kanë luajtur dhe luajnë shumë shqiptarë me origjinë nga Kosova.

Dhe, e treta, një qasje agresive e lojtarëve serbë ndaj Kosovës dhe vërsulja e tyre ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, e bëri reagimin e lidershipit kosovar edhe më emotiv.

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar Zvicrën me një foto të Xhakës dhe Shaqirit, duke ironizuar me Serbinë.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka gjatë festimit të golit

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”, shkroi ai në Facebook.

Edhe presidentja Vjosa Osmani, me një postim në Facebook, i uroi Xhakën e Shaqirin për përformancën e tyre kundër Serbisë në Kupën e Botës.

“Bravo shqipe”, shkroi ajo.

Për kreun e LidhjesDemokratike, Lumir Abdixhikun, edhe pse Kosova nuk u kualifikua në Katar, megjithatë kosovarët lanë vulën e vet në këtë kompeticion.

“Gjurmë Kosove në këtë Botëror”, shkroi shkurt Abdixhiku.

Ndërkaq, për liderin e Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, zemra gjithmonë e bën dallimin, pavarësisht atmosferës me elemente armiqsore në Doha.

“Krenarë, sot dhe përgjithmonë me ju djema. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër!”, shkroi ai.

Kurse ish-kryeministri Ramush Haradinaj është thjeshtë i mrekulluar me lojën e zvicranëve të udhëhequr nga dyshja nga Kosova, Xhaka e Shaqiri.

“Urime Kombëtares së Zvicrës! I mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit”.

Shaqiri i ‘pret’ Serbisë biletën e kthimit nga Katari

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore