Lajme

Kosova do të jetë nikoqire e Federatës Evropiane të Gazetarëve për herë të parë


Foto nga arkivi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se për herë do të parë do të jetë nikoqirja e European Feredation of Journalists – EFJ, organizatë ndërkombëtarë që punon në të gjithë sektorët e medias në të gjithë Evropën përmes sindikatave dhe shoqatave të forta.

Lajmi është kumtuar përmes një komunikate për media nga AGK-ja.

“Takimi vjetor i EFJ-së do të organizohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në kryeqytetin e vendit, Prishtinë. Ky takim do të shënojë një moment historik të rëndësishëm për AGK-në, dhe organizata është e gatshme për të organizuar një event të madh”, është thënë nga AGK-ja.

Për AGK ky moment “është i jashtëzakonshëm” në historinë 20-vjecare të AGK-së.

“Ne do të mirëpresim vitin e ardhshëm në Prishtinë qindra gazetarë nga mbarë Evropë, për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë e gazetarëve në kontinentin tonë, dhe do të jetë mundësi edhe për të treguar mikpritjen e jashtëzakonshme për të cilën njihet shteti jonë”.

Ky vendim është mirëpritur edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez.

“Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, nuk e ka pasur vendimin e lehtë, pasi që përpara kishte dy kandidatë të jashtëzakonshëm: Shkupin dhe Prishtinën. Kjo e tregon vendosmërinë e kolegëve tanë në Ballkan për të punuar për kushte më të mira të punës dhe siguri më të madhe në një botë jostabile. Ne mezi po presim që ta mbajmë për herë të parë Takimin Vjetor të EFJ-së në Kosovë”, ka thënë Gutierrez.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është organizatë joqeveritare, që ka për mision mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e gazetarëve, promovimin, inkurajimin dhe përmirësimin e gazetarisë cilësore dhe të hapur në Kosovë, si dhe pozitën e gazetarëve në Kosovë.

AGK është themeluar në vitin 2002 dhe aktualisht ka mbi 900 gazetarë, fotoreporterë, kameramanë dhe redaktorë, duke u bërë organizata më përfaqësuese e komunitetit të gazetarëve të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore