Shqipëria

Kosova dhe Shqipëria me stërvitje të përbashkët ushtarake


Stërvitja e përbashkët ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, kanë kryer stërvitje të përbashkët ushtarake.

Sipas Mehajt, stërvitja në fjalë ka ardhur para dislokimit të dy ekipeve përfaqësuese të FKS-së dhe FASH në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ekipet përfaqësuese do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook.

Ndryshe ditë më parë kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses stërvitjen “Saber Junction 2022”, në kuadër të trajnimit të ushtrisë së 7-të të Forcave Amerikane, me bazë në Gjermani.

Kjo stërvitje sipas Mehaj ishte e rëndësishme, pasi që kishte për synim forcimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit me Aleancën Veri-Atlantike.

“Kontingjenti i FSK-së së bashku me 4 mijë e 400 trupa ushtarake të forcave amerikane si dhe aleatëve dhe partnerëve të saj, me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë stërvitjes shumëkombëshe së përvitshme ‘Saber Junction 2022’”, shkroi Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore