
Në vigjilje të festës së 28 nëntorit, të dielën e 27 nëntorit, Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Kuvendi i Kosovës.
Adresimin gjatë kësaj mbledhje do ta bëjë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, është thënë në komunikatë.
Ndërsa, nga një fjalë përshëndetëse është theksuar se do mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në shënim të përvjetorit të festës kombëtare të 28 Nëntorit, është paralajmëruar se do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për punëtorët e Administratës Publike që 28 nëntori të jetë ditë pushimi.
Në kalendarin e festave zyrtare, kjo datë në Kosovë vazhdon të jetë ditë pune.
Në Ligjin për festat zyrtare, 28 Nëntori është i përfshirë te Ditët Memoriale, nën emërtimin “Dita e Shqiptarëve”.
Sidoqoftë, shumë institucione, duke përfshirë edhe vetë Qeverinë, pothuajse çdo vit nxjerrin vendime të veçanta duke e shpallur ditë pushimi, datën 28 nëntor.
Më 9 nëntor, Qeveria e Kosovës kishte themeluar Komisionin Republikan të Festave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte treguar edhe funksionin e këtij komisioni i cili supozohet se duhet të përgatis rregullat dhe mënyrat e shënimit të festave zyrtare si dhe ditëve memoriale.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
Krim i dyfishtë në Gramsh, 75-vjeçari vret gruan dhe vëllain
-
Tabaku i kërkon Dumanit të caktohet një prokuror special për të hetuar krimet zgjedhore