Lajme

Koreja e Veriut zbulon fabrikën e pasurimit të uraniumit, Kim Jong-un: Përpjekjet për të rritur aftësitë bërthamore


Me një foto zyrtare, Koreja e Veriut “zbuloi” për herë të parë vendin e pasurimit të uraniumit, një impiant pjesë e programit të saj bërthamor.

Një veprim i nënvizuar nga prania e Marshallit Kim Jong Un, i cili inkurajoi shkencëtarët e tij të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar arsenalin “në mënyrë eksponenciale”.

Vendimi i regjimit për të dalë në shesh, i kompletuar me imazhe, nuk lë asnjë dyshim për qëllimet e tij dhe interpretohet si një mesazh i qartë dërguar Shteteve të Bashkuara.

Pheniani, megjithë dënimet dhe sanksionet ndërkombëtare, nuk ka bërë asnjë hap prapa.

Në të vërtetë, ai ka intensifikuar planet për të pasur një “triadë” atomike me mundësinë e lëshimit të raketave ndërkontinentale nga çdo platformë: kapanone të mundshme, lëshues të lëvizshëm dhe nëndetëse (në zhvillim).

Koreanët kryen gjashtë teste atomike midis 2006 dhe 2017 dhe, sipas ekspertëve të huaj, kanë materiale të mjaftueshme për të ndërtuar rreth 40 pajisje.

Pothuajse në të njëjtën kohë, diktatori i Koresë së Veriut takoi Sergei Shoigu, ish-kreu i Mbrojtjes ruse dhe kreu aktual i Këshillit të Sigurimit, i cili po vizitonte vendin.

Dëshmi e drejtpërdrejtë e lidhjeve të ngushta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore