Bota

Koreja e Jugut urdhëron Japoninë të dëmshpërblejë 12 skllave seksi koreane


Një gjykatë e Koresë së Jugut urdhëroi Japoninë të kompensojë financiarisht 12 gra koreano-jugore. Gratë thuhet se janë detyruar të punojnë si skllave seksi për trupat japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata Qendrore e Qarkut në Seul vendosi që qeveria japoneze duhet të japë 100 milion fituara (91,360 dollarë) për secilën nga gratë tashmë të plakura. Bëhet fjalë që padia të jetë ngritur në vitin 2013.

Japonia menjëherë protestoi ndaj vendimit, duke thënë se të gjitha çështjet e kompensimit të kohës së luftës u zgjidhën sipas një traktati të vitit 1965.

Gjykata e cilësoi “krim kundër njerëzimit”. Gjykata tha se gratë ishin viktima të “aktiviteteve të ashpra seksuale” nga ushtarët japonezë. Ata u shkaktuan atyre dëmtime trupore, sëmundje seksualisht të trasmetueshme, shtatzëni të padëshiruara dhe pasoja në shëndetitn mendor.

Shtatë nga 12 gratë vdiqën ndërsa prisnin vendimin. 20 të tjera, tashmë të sëmura ngritën një padi të veçantë e cila pritet të dal javën e ardhshme.

Rreth 240 gra koreano-jugore bëhet me dije se janë rregjistruar si viktima të skllavërisë seksuale, gjatë viteve ’80 dhe ’90. Vetëm 16 prej tyre janë ende gjallë.

Sekretari i kryeministrit japonez Katsunobu Kato tha se qeveria japoneze nuk mund ta pranojë në asnjë mënyrë vendimin e gjykatës së Koresë së Jugut./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore