Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar vrasjen e 10 personave të familjes Rama në qytetin e Obliiqit me rastin bombardimeve të NATO-s, duke thënë se “është sakrifica ma e lartë për atdheun”.
“Dhe unë e konsiderojë sakrificën e familjes Rama drejtpërdrejt si vazhdimësi dhe si frymëzim i sakrificës së familjes Jashari nga Prekazi”, tha Konjufca.
Sipas tij, kjo është një familje e madhe e Kosovës e cila u sakrifikua duke luftuar bashkë, burra dhe gra për lirinë e fëmijëve tonë, “për lirinë e brezave që kanë ardhur”.
“Rënia e dëshmorëve na i garanton themelet e forma të shtetit dhe të lirisë tonë, dhe na frymëzon e na jep shembull që edhe në të ardhmen kurdo e sa herë që është në rrezik atdheu, na tregon se s’di duhet të veprojmë saktë, si mbrohet liria dhe si për liri nuk kursehet asgjë duke përfshirë edhe jetën e njeriut”.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi potencoi se familja Rama ishte çerdhe e UÇK-së, prandaj sipas tij, “kjo ditë sa është lavdi është edhe dhimbje për familjen Rama, për bashkëveprimtarët”.
Ndryshe dëshmorët e familjes Rama, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë para 23 vjetëve nga forcat serbe me rastin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hoti pretendon të jetë “forcuar besimi në vlerat e LDK-së” për shkak të qeverisjes “pa asnjë rezultat” të LVV-së
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin