Kosova

Konjufca liron karrigen e kryeparlametarit pas kërkesës së Musliut: Seancën le ta udhëheqë opozita


Ganimete Musliu dhe Glauk Konjufca

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në seancën e Kuvendit të Kosovës, këtë të enjte, në të cilën po shqyrtohet propozim-rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës e që u bojkotua nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ishte deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila kërkoi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ta lëshojë postin e kryesuesit të seancës meqë ky i fundit nuk po mund, sipas saj, ta bind mazhorancën të vije në Kuvend për të diskutuar një temë të rëndësishme.

“Kryetar nuk jeni krejtësisht të pafajshëm krejt në këtë ngjarje sepse nuk keni pafuqi politike brenda subjektit tuaj politik. Unë mendoj që edhe për ju tani më mirë do të ishte ose të ju bëni thirrje publike deputetëve të partisë së juaj që të jenë këtu dhe të përfaqësojnë kërkesat e Policisë së Kosovës, ose ta lironi karrigen dhe t’ia lironi një nënkryetari që ta udhëheqë këtë seancë”, propozoi ajo.

Propozimin e deputetes opozitare, pa mëdyshje e plotësoi Konjufca.

“Unë pajtohem plotësisht me kërkesën tuaj, seancën pra le ta udhëheqë ose nënkryetari i PDK-së ose i LDK-së, faleminderit”, tha Konjufca, duke lëshuar sallën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore