Lajme

Konjufca falënderon ambasadorin bullgar për mbështetjen që Sofja po i jep Kosovës


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe për punën e institucioneve të Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas, me theks të veçantë të Kuvendit.

“Kreu i Kuvendit falënderoi ambasadorin Gudjev për mbështetjen që Sofja zyrtare i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe euro-integruese, si dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim të Kuvendit.

Ai ka theksoi nevojën e vazhdimit të kësaj mbështetjeje edhe në të ardhmen, si dhe të forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks të veçantë në atë parlamentare, në të gjitha nivelet e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore