Shqipëria

Konispol: Burri vret gruan me sëpatë, djali e hedh nga shkallët të atin, vdes dhe 69-vjeçari


Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Shalë në Konispol.

Një 69-vjeçar ka vrarë gruan me sëpatë pas konfliktit që ka pasur me të.

Gjithashtu është konfliktuar dhe me djalin e tij, ku për pasojë ky i fundit e ka hedhur nga shkallët.

Sipas policisë, 69-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë sipas njoftimit paraprak të policisë vendore, ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia sqaron se autori-viktimë H.I, është 69 vjeç, kurse gruaja e tij që humbi jetën, Sh.I., 66 vjeçe. Policia njofton se ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po kryen procedurat paraprake.

Gjithashtu u bë edhe prangosja e autorit të dyshuar, djalit të viktimave, K.I., 40 vjeç, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftoi policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore