Konfiskohen 6 kamera ilegale në Zubin Potok

SHFLETO

Ilustrim

 

Dreni Himbeqa
26.12.2023 17:06
Loading Icons...

Policia e Kosovës, këtë të marte, ka konfiskuar gjashtë kamera ilegale në Komunën e Zubin Potokut, pas një aksioni për heqjen e kamerave ilegale në komunat të banuara me shumicë serbe.

“Në qershor kemi hequr shtatë kamera, ndërsa sot kemi hequr gjashtë të tjera. Të gjithë ata ishin të vendosura kryesisht në hapësira publike”, ka thënë zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka pohuar se Policia e Kosovës ende nuk ka informacione se kush i ka përdorur këto kamera.

Ndryshe të premten drejtoria rajonale e Policisë së Gjilanit, ka sekuestruar kamerat ilegale të cilat kanë qenë të vendosura në vende publike në Kllokot, Partesh dhe Ranillug komuna këto të banuara me shumicë serbe.

“Sekuestrimi i kamareve është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale ‘Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara’ nga neni 202 i KPRK-së, në mbështetje të ligjit për Policinë e Kosovës me numër 04/L-076, neni 25 dhe ligjit numër 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Për rastin është iniciuar vepra penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”.

Ndërsa të enjten e 21 dhjetorit Policia e Kosovës bëri konfiskimin e një sirene alarmi në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Sekuestrohen kamera ilegale në tri komuna me shumicë serbe në Gjilan