Lajme

Konfiskohen rreth 2 mijë kilogramë duhan në Veri


Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Albanian Post se organet e rendit këtë të hënë kanë konfiskuar rreth 2 mijë kilogramë duhan në komunën e Zubin Potokut.

“Konfiskimi është bërë rreth orës 15:00”, tha Elshani.

Ai ka shtuar se për këtë rast nuk ka pasur të arrestuar, ndërsa duhani është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor.

“Ka të dyshuar, por është kundërvajtje doganore dhe varet nga ata se si do të veprohet”, potencoi ai.

Pije, produkte ushqimore, aksesorë të ndryshëm dhe herë pas here duhan, janë disa prej mallrave që së fundmi po hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Sipas Policisë, kontrabandistët po shfrytëzojnë shtigje të ndryshme malore për të futur mallra ilegalisht në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore