Kosova

Konfirmohet aktakuza ndaj Sveçlës dhe tre deputetëve të VV-së


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve të Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli – Dalipi për hedhjen e gazit losjellës në Kuvend në vitin 2018.

Deputetët po ngarkohen për veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, teksa vendimi është siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatës provat janë marrë në harmoni me ligjin.

“Gjykata konstaton se të gjitha provat dhe aktakuza është ngritur në harmoni me nenin 235 të KPPRK-së”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas aktakuzës, e cila rezulton të jete ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Në vitin 2015, raportohej për sulme të vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës në atë kohë nga Lëvizja Vetëvendosje që ishte opozitë.

Situata e tensionuar në Kuvendin e Kosovës kishte nisur me 22 shtator të 2015, me sulme me vezë e gaz lotsjellës.

Në kërkim të shfuqizimit të marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në muajin tetor të 2015, në një seancë ku po udhëhiqej nga ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, seanca plenare ishte ndërprerë pasi që deputetët nga radhët e opozitës LVV kishin hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Në atë kohë ky sulm ishte bërë për shkak të marrëveshjeve me Serbinë dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin.

Në gusht të 2016, gazi lotsjellës ishte rikthyer sërish në Kuvendin e Kosovës gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, ku ishte duke u shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Malit të Zi.

Nga opozita ishte paralajmëruar se do të pengohej ratifikimi i marrëveshjes, qoftë edhe me metoda jo të duhura dhe ato radikale, duke mos e përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë.

Vendimi i qeverisë ishte konfirmuar dhe ka pasuar kërkesën e Kryesisë së Kuvendit, sipas së cilës, me këso lloj skanerësh, mund të detektohet dhe parandalohet futja e gazit lotsjellës në Kuvend, por edhe e gjësendeve tjera të ndaluara.

Edhe më 24 mars të 2018, seanca për ratifikimin e demarkacionit ishte zhvilluar nën tensione e masa të shtuara të sigurisë.

LVV, tentoi që të pengojë ratifikimin e demarkacionit përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

Ndërprerja e seancës në katër rastet kur ishte provuar të votohet për ratifikimin e demarkacionit, solli si rezultat largimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në atë kohë nga salla e Kuvendit nga Policia e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore