Pajisje

Konfirmohen specifikat e Asus ROG Ally


Asus ka publikuar listën e plotë të specifikimeve të ROG Ally. Kjo pajisje përmban një ekran me madhësi 7 inç me rezolucion FHD, dhe një shpejtësi rifreskimi 120 Hz.

ROG Ally vjen me dy versione të çipave – Ryzen Z1 dhe Ryzen Z1 Extreme të AMD.

Z1 përmban CPU me gjashtë bërthama Zen 4 me dymbëdhjetë ndërsa ana e GPU-së mbulohet nga katër bërthama RDNA 3.

Asus ROG Ally detailed specs and pricing confirmed

Të dy versionet e ROG Ally kanë një memorie 16 GB LPDDR5 me dy kanale dhe 256/512 GB PCIe 4.0 M.2 SSD të madhësisë 2230.

Ju gjithashtu merrni një paketë baterie 40 Wh. Asus pretendon se ka deri në dy orë qëndrueshmëri me titujt e lojërave që zënë hapësire të madhe dhe se funksiononin nën modalitetin e performancës 15W.

Asus ROG Ally detailed specs and pricing confirmed

Versioni Ryzen Z1 (12/256 GB) ROG Ally ka një çmim prej 600 dollarë në SHBA dhe është konfirmuar se do të lansohet në tremujorin e tretë. Modeli më i aftë Z1 Extreme (16/512 GB) ka një çmim fillestar prej 700 dollarë / 800 euro / 700 £.

Versioni Z1 Extreme është në dispozicion për porositje paraprake nga Asus dhe partnerët lokalë të shitjes me pakicë ndërsa dërgesat dhe shitjet e hapura fillojnë muajin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore