Konfindustria propozon ndarjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në 2 portofole: Po dëmtohet turizmi
Konfindustria ka propozuar ndarjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në dy dikastere të veçanta, “duke qenë se edhe problematikat në këto sektorë janë të shumta dhe shkaktojnë dëme tek investitorët”.
“Problematikat e shkaktuara gjatë sezonit turistik kanë risjellë në vëmendje tematikat e trajtimit të disa çështjeve nga dikasteret dhe drejtoritë e linjës, duke dëmtuar edhe investimet”.
Kjo ndarje sipas tyre, do i shërbente rritjes së cilësisë së trajtimit të çështjeve dhe zgjidhjen e tyre, duke mos shkaktuar rrëmujën e këtyre viteve. Konfindustria propozon që ky ndryshim të bëhet që tani, për t’i paraprirë problematikave për sezonin e ardhshëm.
Gjithashtu kërkohet hartimi dhe zbatimi i një strategjie sa më të qartë, që “të mos rrezikohen standardet mjedisore dhe investimet e hedhura në sektorin e turizmit”.
“Konfindustria merr shkak për të kërkuar krijimin e Ministrisë së Mjedisit të ndarë nga Turizmi nga dhënia e lejeve të ndërtimit të njësive dhe objekteve hoteliere në kushtet e mungesës së impianteve të pastrimit të ujërave të përdorura, kapaciteteve të pamjaftueshme të furnizimit me ujë të pijshëm, që detyrojnë më pas të prekin zona të mbrojtura, punimeve ndërtimore infrastrukture në shkelje mjedisore, etj”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet se “këmbanë alarmi për të ardhmen e industrisë turistike shqiptare është klasifikimi në vend të fundit për pastërtinë e ujërave të Shqipërisë, e kryer nga agjencitë e BE si dhe problematikat në menaxhimin e parkut të Butrintit, Liqenin e Ohrit, qyteteve të Beratit, Gjirokastrës, etj.”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqiptarët janë më optimistët e rajonit, sipas Barometrit të Ballkanit 2024
-
Rritja e pensioneve nga 1 tetori, sa përfitojnë realisht pensionistët?
-
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian