Lajme

Komshiç: Dodik e di se s’i ka kapacitet për të krijuar konflikt, po luan me dinakëri


Zheljko Komshiç

Kryetari i Presidencës tre paleshe (boshnjake, kroate dhe serbe) të Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiç, ka vlerësuar se situata në BeH “ka qenë jashtëzakonisht komplekse për më shumë se tri dekada”.

“Pra, dua të them problemet që menduam se u zhdukën me nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, problemet që mendonim se do të shkonin në vendin e duhur në histori, dua të them punën, mbi të gjitha, të Tribunalit Penal Ndërkombëtar dhe gjykatave ndërkombëtare në lidhje me lufta në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë ai, transmeton media boshnjake “Oslobodenja”.

“Mendoj se për një kohë relativisht të gjatë kemi jetuar edhe në një lajthitje, se gjërat do të zgjidhen pothuajse vetvetiu, se vlerat që ne mbrojmë, që janë padyshim vlera universale njerëzore, që flasin për barazinë e njerëzve, të drejtën për të vërtetën, drejtësinë, dënimin e kriminelëve të luftës, që do të fitojë”.

Kjo, sipas tij, doli të mos ishte e vërtetë. “Tregoi se bota e sotme moderne nuk mbështetet në vlera, por në fuqi dhe interesa të zhveshura. Nëse tani është koha për të hyrë në fazën e kthjellimit nga ato keqkuptime varet mbi të gjitha nga populli i Bosnjës e Hercegovinës”.

Ai beson se është koha që qytetarët të kuptojnë momentin në të cilin gjendet BeH dhe nëse mund të zgjedhin rrugën e duhur.

“Ose do të kthehemi pas, në ndonjë formë të viteve ’90 të shekullit të kaluar, ose do të ndërtojmë vendin, shtetin dhe shoqërinë tonë për të jetuar si një botë normale, në përputhje me mundësitë tona. Pra ky është momenti”.

Ai ka shtuar se në BeH shpërthejnë periodikisht krizat, dhe se ajo “që kemi pasur tani mundësinë për të parë nuk është asgjë e re”.

“Historia e Milorad Dodik është një histori që ai e tregon prej gati 20 vitesh. Asgjë e re. Sot e kuptojmë që nuk është thjesht retorikë, por një plan që po realizohet, po shpaloset dhe ai plan po ecën çdo vit”.

Fatkeqësisht, ka vlerësuar Komshiç, “ky është momenti ynë aktual në të cilin jetojmë”.

“Jetojmë në një moment paradoksal, mund ta quajmë përkohësisht paradoks boshnjak. Se ne jemi të vetëdijshëm se gjendja që ka rezultuar nga përmbyllja e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit është në masë të madhe përgjegjëse për këtë gjendje në të cilën ndodhemi dhe gjithë këtë mungesë perspektive”, ka deklaruar kryetari i presidencës së BeH-së.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës ka vendosur në dy raste se festimi i 9 janarit si Dita e Republikës Srpska – entiteti serb në BeH – nuk është në përputhje me Kushtetutën e shtetit të BeH-së. Megjithatë, ajo ende festohet. Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik ka kërcënuar me shkëputje të RS-së nga BeH pothuajse çdo ditë kohët e fundit.

“Edhe në vitin 1992 nuk do të ndodhte gjithçka që ndodhi në BeH nëse nuk do të ishte APJ-ja e atëhershme dhe fuqia e madhe që qëndronte në anën e projektit të [Slobodan] Millosheviç-it. Sot nuk ka APJ, sot nuk ka forcë ushtarake që mundet me armatim dhe logjistikë të mundohet ta zbatojë atë projekt”, pohon anëtari kroat i presidencës së BeH-së.

Milorad Dodik, shprehet i bindur Komshiç, “nuk ka kapacitet për konflikt”.

“Ai e di atë. Ne nuk kemi kapacitet për konflikt dhe mendoj se e dimë. Dodik, për mendimin tim, po bën një lojë shumë dinake dhe po bën mirë, ku na shtyn në një pozicion ku të heqim dorë nga BeH. Ai është shumë i vetëdijshëm se i vetmi moment kur BeH vihet në pikëpyetje, kur ajo mund të zhduket, është momenti kur ne heqim dorë nga BeH”, beson ai.

Ai theksoi se janë të vetëdijshëm se ajo që kemi nga Dejtoni po na mbytet, por shton nuk duhet të hiqet dorë prej saj.

“Sepse po të dorëzohemi të parët, i kemi hapur të gjitha dyert Dodik-ut që të shkojë e të vazhdojë rrugën. Ai është i vetëdijshëm për atë situatë dhe e përdor atë me shumë dinakëri. Për mendimin tim, në këtë moment, mënyra më e mençur është të duroni të gjitha këto, të mos bëni lëshime në emër të asgjëje dhe të mbroni pozicionet tuaja”.

“E vetmja përgjigje konkrete në këtë situatë është të mos bëjmë lëshime as ndaj Dodik-ut, as ndaj Çoviç-it, sepse ata nuk janë dashamirës ndaj BeH dhe as ndaj nesh. Ata pretendojnë se nuk do të jetojnë me ne. Pavarësisht, ne jemi të gatshëm ta ndërtojmë këtë vend me ta për të mirën e të gjithë neve”, potencoi ndër të tjera Komshiç.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore